Please enter at least 3 characters.

Kryeministri polak: Wagner po përpiqet ta destabilizojë krahun lindor të NATO-s

2023/08/download.jpg
332:"FILE - Members of the Wagner Group military company sit atop of a tank on a street in Rostov-on-Don, Russia, Saturday, June 24, 2023, prior to leaving an area at the headquarters of the Southern Military District. Wagner leader Prigozhin managed to get 200 kilometers (125 miles) from Moscow with little resistance. (AP Photo, File)
2:"AP

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Grupi Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s.

Një numër i paspecifikuar luftëtarësh të Wagnerit kanë filluar stërvitjen me ushtrinë e Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të fillojë zhvendosjen më shumë se 1,000 trupave më afër kufirit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Shtëpia e Bardhë nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur nga Wagner për Poloninë ose ndonjë vend të NATO-s.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) gjithashtu tha se Wagner nuk përbën ndonjë "kërcënim serioz" për Poloninë ose Ukrainën.

"Nuk ka asnjë tregues se grupi Wagner në Bjellorusi ka në fakt materialin e nevojshëm që të kryejë një sulm serioz", thotë analisti i Rusisë i ISW-s, George Barros. /Telegrafi/