Please enter at least 3 characters.

Kryeministri pastron ngjyrën në objektin e qeverisë, bënë thirrje që të mos dëmtohen institucionet (Foto)

2017/11/23244462_669288546528896_1483051083897555537_n.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me të dalë sot në punë ka nis pastrimin e objektit që u njollos me ngjyrë nga protestuesit e djeshëm.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe forcuar atë, duke bërë kështu thirrje që të mos dëmtohen institucionet.

Postimi i plotë:DREJTËSI PËR ASTRITIN Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend. /Telegrafi/