Please enter at least 3 characters.

Kryeministri izraelit thotë se ushtria do të hyjë në Rafah pavarësisht "presionit ndërkombëtar"

2024/03/cccc-e1710694147652.jpg
604:"BERLIN, GERMANY - MARCH 16: Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu and German Chancellor Olaf Scholz (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on March 16, 2023 in Berlin, Germany. Netanyahu's one-day visit to Berlin is being accompanied by protests, including both by people angry over Israel’s policies towards Palestinians as well as those critical of possible new legislation in Israel supported by Netanyahu that would undermine the independence and the power of Israel's Supreme Court, effectively curtailing democracy in Israel. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se trupat izraelite do të ndjekin një ofensivë tokësore të planifikuar në Rafah të Gazës jugore që ka nxitur frikën për viktima masive civile.

"Asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na ndalojë të realizojmë të gjitha qëllimet e luftës: eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin", citohet të ketë thënë Netanyahu në një mbledhje të kabinetit, përcjell Telegrafi.

“Për ta bërë këtë, ne do të operojmë edhe në Rafah”.

Komentet e tij erdhën pasi bisedimet pritej të rifillonin në Doha drejt një armëpushimi në Gaza, ku Izraeli ka ndjekur një fushatë kundër militantëve të Hamasit për më shumë se pesë muaj.

Anëtarët e kabinetit izraelit ishin vendosur të diskutojnë "mandatin" e ekipit negociator më vonë të dielën, ka thënë zyra e Netanyahut.

Ai gjithashtu do të takohej me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili pritej të përsëriste paralajmërimin e tij kundër një ofensive tokësore në Rafah.

Aty, shumica e 2.4 milionë banorëve të Gazës kanë kërkuar strehim nga bombardimet e pamëshirshme izraelite në qytetin jugor.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili ka mbështetur Izraelin gjatë luftës, ka thënë se një pushtim i Rafah do të ishte një "vijë e kuqe" nëse nuk ekzistojnë plane të besueshme të mbrojtjes civile.

Ndërkohë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit të OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje Izraelit të premten "në emër të njerëzimit" që të mos nisë sulmin.

Ndryshe, zyra e Netanyahut tha të premten se ai kishte miratuar planin e ushtrisë për një operacion në Rafah, megjithëse nuk u dha ndonjë afat kohor. /Telegrafi/