Kryeministri Albin Kurti viziton FASAL dhe Nero Home në panairin Swiss Bau 2024
17/01/2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një vizitë në stendat e kompanive FASALdhe Nero Home, pjesë e LINE Group, në Swiss Bau 2024, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë. Gjatë vizitës, Kryeministri foli në një konferencë për media, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në skenat ndërkombëtare. “Jemi mbledhur këtu në Swissbau, jo vetëm si pjesëmarrës dhe ekspozues, por si vizionarë dhe ambasadorë të një vendi që përmban potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi dje Kryeministri Kurti, duke vënë në pah rëndësinë e përfaqësimit kosovar në tregjet botërore.


