Please enter at least 3 characters.

Kryebashkiaku i Kievit: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

2022/07/AP22058636033190-e1646037950350.jpg
544:"Vitali Klitschko, Kyiv Mayor and former heavyweight champion gestures while speaking during his interview with the Associated Press in his office in the City Hall in Kyiv, Ukraine, Sunday, Feb. 27, 2022. A Ukrainian official says street fighting has broken out in Ukraine's second-largest city of Kharkiv. Russian troops also put increasing pressure on strategic ports in the country's south following a wave of attacks on airfields and fuel facilities elsewhere that appeared to mark a new phase of Russia's invasion. (AP Photo/Efrem Lukatsky)
2:"AP

Vitaly Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, ka pranuar se po lufton për të parë një fund të afërt të luftës me Rusinë.

Në një intervistë me programin e lajmeve në gjuhën uellsiane të BBC-së, Newyddion S4C, Klitschko thotë se "nuk e sheh dritën në fund të tunelit", por "shpreson që lufta të mos vazhdojë me vite", përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se nuk mund të ketë kompromis me Rusinë për të arritur këtë qëllim, megjithatë, duke thënë se nuk është "kompromis" të "heqim dorë nga territori ynë".

I pyetur nëse ai mendon se Perëndimi - përfshirë Britaninë e Madhe - duhet të ofrojë më shumë mbështetje dhe trupa në terren për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, Klitschko thotë se trupat britanike mund të nevojiten nëse situata përkeqësohet.

“Ne po mbrojmë jo vetëm familjet tona. Ne po mbrojmë jo vetëm fëmijët tanë. Ne po ju mbrojmë. Të gjithëve në Perëndim”.

Tani për tani mjaftojnë "vetëm armët" nga partnerët ndërkombëtarë, shton ai, por kjo mund të ndryshojë. /Telegrafi/