Please enter at least 3 characters.

Krujë, arrestohet 32-vjeçari për kultivim kanabisi, asgjësohen 110 bimë narkotike

10:"Webeditor3

Në kuadër të planit operacional policor “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, është arrestuar shtetasi F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

Policia ka kapur 32-vjeçarin në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike kanabis të cilat ai kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj”, në Thumanë. Pas arrestimit, janë asgjësuar bimët narkotike përmes djegies.

Kontrollet dhe operacionet në kuadër të planit “Koordinata” po vazhdojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./euronewsalbania/