Please enter at least 3 characters.

KRU “Prishtina” zbulon kyçje ilegale në Komoran, rastet procedohen në gjykatë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vazhduar aksionet kundër keqpërdorimit të ujit në komunën e Drenasit, ku gjatë kontrolleve janë zbuluar disa kyçje ilegale në fshatin Komoran.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, inspektorët kanë ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj shkelësve, duke i shkyçur nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe duke proceduar rastet në gjykatë.

Kompania ka bërë të ditur se aksionet për identifikimin dhe ndalimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe garantimin e furnizimit të rregullt për konsumatorët që respektojnë rregullat.

Nga KRU “Prishtina” u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kyçjet e paligjshme në rrjet, duke paralajmëruar se ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masat e parapara me ligj. /Telegrafi/