Please enter at least 3 characters.

KRU “Mitrovica”: Vazhdon shkyçja masive e konsumatorëve për mospagesë të faturave të ujit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se kanë vazhduar shkyçjet masive të konsumatorëve në të gjithë rajonin për shkak të mospagesës së faturave të ujit, pas njoftimeve dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim.

Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim te secili konsumator që ka obligime të papaguara.

“Pas njoftimeve të rregullta dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim lidhur me pagesën e faturave të ujit, edhe sot kanë vazhduar shkyçjet masive në të gjithë rajonin dhe të cilat do të vazhdojnë tek secili konsumator me obligime”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për të lidhur marrëveshje riprogramimi me këste, me qëllim që të shmanget shkyçja nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi.

“Për të evituar shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi, ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste”, thuhet më tej.

Nga kompania kanë kërkuar që konsumatorët të veprojnë me kohë për të shmangur ndërprerjen e shërbimit të ujit. /Telegrafi/