Please enter at least 3 characters.

KRU Mitrovica njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Foto: KRU Mitrovica

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes kanë nisur punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe në fshatrat përreth, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit po kryhen në rrugët “Kadri Bistrica”, “Mbretëresha Teuta”, “Obiliqeva”, si edhe në Zveçan dhe në fshatin Suhodoll.

Paralelisht, ekipet teknike po realizojnë punime në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Shaban Polluzha”, “11 Martirët”, në Kampin e Policisë “Enver Zymberi” si dhe në hapësirat e SHFMU “Eqrem Çabej”.

KRU Mitrovica ka paralajmëruar se gjatë zhvillimit të punimeve, në disa nga këto zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim, duke theksuar se ndërhyrjet janë pjesë e punëve të rregullta për mirëmbajtje dhe rritje të cilësisë së shërbimeve. /Telegrafi/