Please enter at least 3 characters.

Kroos në Botëror me këpucë të njëjta që nga viti 2014

2018/06/Toni-Kroos-GER.jpg
251:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 17: Toni Kroos of Germany battles for the ball during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka humbur ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018' pasi u mund nga Meksika me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje vazhdon të komentohet në media dhe tifozët në rrjetet sociale.

Një nga shumë temat është këpucët e Toni Kroos, të cilat nuk janë të njëjta sikur të lojtarëve të tjerë.

(Foto: Getty Images)

E themi këtë pasi të gjithë lojtarët në ditët e sotme përdorin këpucë të reja të prodhuar në vitin e fundit, por jo dhe mesfushori gjerman.

28-vjeçari mban të njëjta këpucë që nga Kampionati Botëror 2014, ndërsa ato janë të prodhuara nga Adidas.

Kompania gjermane ka ndalur prodhimin e tyre, por Kroos vazhdon t'i mbajë Adipuret e tij.

Ylli i Real Madridit vite më parë i ishte përgjigjur një tifozi në rrjetet sociale ku kishte treguar se i pëlqejnë këpucët me ngjyrë të bardhë, por jo t'i ndërrojë ato shpesh. /Telegrafi/

https://twitter.com/Sporf/status/1008371348702449664