Please enter at least 3 characters.

Kritiku i Putinit, Alexei Navalny lirohet nga spitali në Berlin - ishte helmuar me Novichok

2020/09/navalny.jpg
325:"In this handout photo published by Russian opposition leader Alexei Navalny on his instagram account on Tuesday, Sept. 22, 2020, Navalny poses for a photo in a hospital in Berlin, Germany. German doctors say Russian opposition leader Alexei Navalny released from hospital after poisoning treatment. (Navalny instagram via AP)
2:"AP

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë.

Ai më pas u dërgua në Berlin derisa ishte ende në koma.

"Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor. Alexei Navalny ka qenë duke u trajtuar në Charité për 32 ditë, nga të cilat 24 ditë kanë qenë në kujdes intensiv. Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë", tha njofton spitali Charité.

Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Moska ka thënë se është ende herët dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hapë një hetim deri më tani.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një shpjegim "të shpejtë" nga Moska për helmimin e udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny.

"Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Evropë, në Rusi ose në Siri", tha Macron ditën e parë të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe të tjerët tashmë kanë kërkuar që Rusia të japë përgjigje në këtë çështje. /REL/