Please enter at least 3 characters.

Kritikohet Kate Middleton pse nuk veshi fustan të zi në BAFTA

2018/02/KateMiddleton-fk-e1519050086676.jpg
303:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: Amanda Berry (L) greets Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge as they attend the EE British Academy Film Awards (BAFTA) held at Royal Albert Hall on February 18, 2018 in London, England. (Photo by Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images)
13:"Chris Jackson

Kate Middleton është vënë në shënjestër të kritikave pas vendimit të saj për të shkelur kodin e veshjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.

Pjesëmarrëset në këtë eveniment kishin vendosur të visheshin me të zeza për të mbështetur fushatat kundër abuzimit seksual në Hollywood, " Time’s Up" dhe "MeToo".

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, nuk i është përmbajtur këtij rregulli.

Kjo për faktin se si anëtare e familjes mbretërore, nga Middleton kërkohet që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

36-vjeçarja ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall, ndërsa kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham.

(Foto: Getty Images)

"Asnjëherë nuk do ta kisha gjykuar përzgjedhjen e dikujt. Dukej shumë bukur dhe jam shumë e kënaqur që është sërish shtatzënë. Mendoj se është një femër e mrekullueshme dhe mund të veshë çfarë të dëshirojë", ka thënë Allison Janney, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Mirëpo, duke qenë se Kate i ka shkelur rregullat e familjes mbretërore në të kaluarën, ajo është kritikuar pse nuk e ka bërë të njëjtën gjë edhe këtë herë.

(Foto: Getty Images)

"Jam zhgënjyer pse nuk ka veshur fustan të zi. Nuk është asgjë politike, por diçka femërore", është një prej komenteve të shumta në Twitter.

Salma Hayek, Angelina Jolie e Jennifer Lawrence ishin disa prej yjeve kryesore në evenimentin e Londrës. /Telegrafi/