Krijesë e çuditshme, dy metra e gjatë - nxirret nga uji në rërën e plazhit në Kaliforni duke i lënë banorët të habitur
Një peshk ‘dielli’ gjigant dhe jashtëzakonisht i rrallë është shfaqur në një plazh të Kalifornisë - duke mahnitur vizitorët herët në mëngjes të cilët hasën rastësisht krijesën e çuditshme dy metra të gjatë.
Peshku diell ose Mola tecta, u zbulua në parkun rajonal Doran në Gjirin Bodega, rreth 60 milje në veri të San Franciskos - i bërë i famshëm si vendi i xhirimit të filmit të Alfred Hitchcock të vitit 1963, The Birds.
Me gojën e saj të vogël dhe mungesën e një bishti të dukshëm, peshku me pamje të çuditshme është aq i pazakontë sa shkencëtarët e njohën specien vetëm në vitin 2017, transmeton Telegrafi.
Biologia detare Marianne Nyegaard e Zelandës së Re, e cila e përshkroi e para specien, konfirmoi për East Bay Times se kafsha e mbetur në breg ishte me të vërtetë një ‘mashtrues’.
Ajo tha se mund të dallohej nga peshku diell më i zakonshëm i oqeanit sepse 'klavusi është mjaft i ngushtë dhe nuk ka gungë në kokë ose në mjekër'.
Nyegaard i tha East Bay Times se prania e tij në Kaliforninë Veriore ishte e habitshme.
'Ne e dimë që Mola tecta gjendet në Rrymën Humboldt pranë Amerikës së Jugut, deri në Peru në veri', shpjegoi ajo. /Telegrafi/


