Kreu nevojën në pragun e derës, arsyetohet çuditshëm kur qortohet nga pronarja (Video)
16:"© MERCURY PRESS
23/10/2017
Sara Price nga West Yorkshire, e ka qortuar një kalimtar rasti, që po kryente nevojën në pragun e shtëpisë së saj.
Por, 42-vjeçarja ka hyrë me shpejtësi brenda, pasi u turpërua nga njeriu i zhveshur dhe arsyetimi tij i çuditshëm, transmeton Telegrafi.
“Mos u brengos e dashur, do ta hedhë në shportën e mbeturinave sapo të kem mbaruar”, ka thënë ai lidhur me rastin.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur ai mundohet të largojë mbetjet, por largohet pa e pastruar hapësirën. /Telegrafi/


