Please enter at least 3 characters.

Kreu i inteligjencës britanike ka një mesazh për rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë

2023/07/1-223.jpg
641:"The building of British Secret Intelligence Service, SIS, also known as MI6, is pictured in London, Monday, Oct. 18, 2010. Britain unveils a package of spending cuts this week, the harshest since World War II, but counterterrorism and cyber attack prevention are among areas expected to get funding boosts. Terrorism and cyber warfare have been identified as the two most serious threats facing Britain, and a higher priority than preparing for another international military conflict, according to Britain's national security strategy, a detailed plan that will spell out the country's security priorities Monday. (AP Photo/Lennart Preiss)
16:"ASSOCIATED PRESS

Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6 u bëri thirrje të mërkurën rusëve të tmerruar nga lufta në Ukrainë, që të bashkojnë forcat me agjencinë për t'i dhënë fund agresionit.

Në fjalimin e tij të dytë që kur u bë kreu i MI6 në 2020, Richard Moore tha se Rusia nuk ka gjasa të rifiton vrullin në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Duke folur në ambasadën britanike në Pragë, shefi i inteligjencës e krahasoi situatën aktuale në Ukrainë me Pranverën e Pragës të vitit 1968, e cila u shtyp nga autoritetet sovjetike.

“Ndërsa dëshmojnë përdhosjen, grindjet e brendshme dhe paaftësinë e liderëve të tyre – faktori njerëzor në rastin më të keq – shumë rusë përballen me të njëjtat dilema si paraardhësit e tyre në vitin 1968”, tha ai.

"I ftoj ata të bëjnë atë që të tjerët kanë bërë gjatë 18 muajve të fundit - bashkohuni me ne. Dyert tona janë gjithmonë të hapura. Sekretet e tyre do të jenë të sigurta me ne dhe së bashku do të punojmë për të ndaluar gjakderdhjen", shtoi Moore.

Në fjalimin e tij, Moore tha gjithashtu se përpjekja për rebelim të grupit Wagner në qershor tregoi se presidenti rus Vladimir Putin është nën presion, dhe shtoi se ai është optimist për suksesin e kundërofensivës ukrainase. /Telegrafi/