Kreu dërgesën sikur mos të ketë ndodhur asgjë, pasi të ketë gërvishtur keq veturën e klientit (Video)
13:"© MailOnline
08/03/2018
Postieri i paemëruar i një kompanie për kryerjen e dërgesave të shpejta, gërvishti keq veturën e një klienti në Lancester të Anglisë, ndërsa nuk e raportoi rastin.
Makinës së parkuar i shkoi aq pranë me furgon, sa që ia hoqi edhe kapakun e rrotës, që e la më pas në rrugë dhe nuk e mori mundin ta largonte, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë, treguan kush ishte fajtori i gërvishtjes që do të kushtojë afro njëmijë euro për ta riparuar.
Zyrtarët e kompanisë kanë filluar hetime të brendshme, ndërsa kërkuan falje për dëmtimet. /Telegrafi/


