Kreshniku i hendbollit kosovar
28/06/2015
Por, nuk ishte gjëja e vetme që ai të mërkurën mbrëma po bënte.
Ai pos nisjes së aksioneve shënonte edhe gola nga çdo pozitë. Ai në ndeshjen çerekfinale të "mini-botërorit" ndaj Estonisë shënoi më së shumti gola - plot dhjetë, për të udhëhequr Kosovën drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Krasniqi 24-vjeçar ishte më i dalluari edhe në dy ndeshjet e para që Kosova i fitoi në fazën e grupeve kundër Armenisë e Australisë.
"Jam i kënaqur me paraqitjet e mia deri tash", thotë Krasniqi, që për Kosovën ka luajtur në të gjitha grupmoshat, por që sot luan në kampionatin turk me ekipin Anafespor.


