Please enter at least 3 characters.

Kreativiteti në rrjet pas filmit për Michael Jackson: Vajza rikrijon hitin "Beat It" me tetë instrumente të ndryshme

Pas publikimit të filmit biografik për Michael Jackson, emri i tij ka rikthyer fuqishëm vëmendjen globale, duke nxitur një valë të madhe kreativiteti në rrjetet sociale nga fansat dhe influencuesit.

Në platforma si TikTok dhe Instagram, shumë influencues dhe adhurues të muzikës së tij kanë nisur të rikrijojnë hitet e artistit legjendar, duke i bërë homazhe veprës së tij muzikore.

Një video është bërë veçanërisht virale, ku një vajzë interpreton një nga këngët ikonike të Michael Jackson “Beat It”, duke përdorur tetë instrumente të ndryshme.

Vagu Mazan/FaceBook

Në përshkrimin e saj ajo ka shkruar: “Eight instruments. One vibe”, (Tetë instrumente. Një ndjesi).

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe duke u kthyer në një nga shembujt më të spikatur të kreativitetit të fansave pas rikthimit të interesit për artistin.

Kjo valë reagimesh ka treguar edhe një herë ndikimin e madh që muzika e Michael Jackson vazhdon të ketë në breza të ndryshëm, duke e konfirmuar atë si një figurë legjendare dhe të pavdekshme të muzikës botërore. /Telegrafi/