Please enter at least 3 characters.

Krasniqi publikon listën e futbollistëve për dy miqësoret me Shqipërinë

2022/03/krasniqi.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me Kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00.

Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta krijuar një ekip sa më kompakt për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”, e ku Dardanët U19 janë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Për dy miqësoret me Shqipërinë, Krasniqi ka ftuar 22 futbollistë, shumica prej të cilëve janë nga kampionati vendor.

Lista e futbollistëve:

Altin Gjokaj FC BesaRinor Jahmurataj FC BesaAltin Mehaj FC BesaDrin Bajraktari FC FerizajMilot Ajeti SC GjilaniBlerjon Avdimetaj FC BesaOrges Mehmeti FC FerizajUliks Spahiu FC BesaArlind Maloku FC BallkaniEtnik Bruti FC BesaRinor Toverlani FC LlapiArianit Hasani FC LlapiErion Sadriu FC FerizajErmir Rashica FC Trepça ‘89Rion Selimi FC DukagjiniEridon Maloku FC DritaLaurence Shala FC Crystal PalaceDonart Lubishtani FC Inter MilanGent Rexhepi FC XamaxDion Ajvazi Hertha Berlin BSCLeart Haskaj TSG 1899 HoffenheimAndi Kadriu FC Trepça ‘89