Krasniqi me këshillë për qeveritarët: Mos bëni luks me paranë publike!
Ish-kryeparlamentari dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka këshilluar qeveritarët e vendit që të jenë më racionalë në shpenzimin e parasë publike.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë qëveritarët është mirë që luksin me telefona të mençur ta bëjnë me paratë e veta.
Postimi i Krasniqit:“Një këshillë miqësore për qeveritarët!Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju.Êshtë mirë që të jeni më dorështernguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të menqur bëne me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli.Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike.Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë” (sic.), ka shkruar Krasniqi.
Reagimi i Krasniqit vjen pas lajmit se ministrat kosovarë dhe zëvëndësat e tyre po blejnë me para të taksapaguesve, celularë të serisë së fundit./Telegrafi/


