Please enter at least 3 characters.

Krasniqi dhuron 65 mijë euro për SOS-Fshatin e Prishtinës

2016/01/krasniqi-dhuron-65-mij-euml-euro-p-euml-r-sos-fshatin-e-prishtin-euml-s_hd.jpg

Boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, ka ndarë më shumë se 65 mijë euro për SOS - Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë. Këtë e ka barë të ditur vetë Krasniqi nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Miq të dashur dhe banorë e bashkëpunëtorë të SOS-Fshatit të Fëmijëve në Prishtinë, kam kënaqësinë t'ju informoj se nga meçi im i zhvilluar për qëllime humanitare, me Uwe Hück, udhëheqësin e Kompanisë Porche, më 16 nëntor të vitit 2013, pas përfundimit të llogarive, ka rezultuar se janë realizuar 100 mijë euro.

Këto mjete janë ndarë në dy pjesë, përkatësisht, 50 mijë euro i dedikohen Fondacionit të humanistit Hück, për qëllime arsimore dhe 50 mijë euro të tjera, i dedikohen mbështetjes time për SOS-Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë”, ka treguar humanisti Krasniqi.

Ish-fitues i medaljes së bronztë Olimpike dhe ish-kampioni evropian vite më parë e kishte filluar një mision për të ndihmuar njerëzit në nevojë, e në veçanti fëmijët që kanë për një përkujdesje më të madhe.

Kështu ai viteve të shkuara ka marrë pjesë në disa vrapime dhe maratona nëpër qytetet gjermane, duke mbledhur fonde për të ndihmuar fëmijët, madje ka ndarë edhe personalisht shuma të parave për këtë destinacion.

Shumës së parave të mbledhura nga meçi me Hück, do t’i shtohen edhe 12 mijë euro të tjera. “Shumës prej 65 mijë eurove do t’i shtohen edhe 12 mijë euro të realizuara nga maratona e mikut tim, Aldo Berti, i cili është një njeri me zemër të madhe dhe humanitare”. /Zëri/Telegrafi/