Please enter at least 3 characters.

KQZ shpall të enjten rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale

2021/10/Zgjedhjet-lokale-2021-05.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale 2021.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Telegrafin se rezultatet do të shpallen në ora 10:00.

“Mund t'ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, tha Elezi. /Telegrafi/