KQZ: Pjesëmarrja në votime, 44.18 për qind
14:"Ridvan Slivova
06/10/2019
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 19:00 është 44.18% ose 812 mijë e 49 votues.
Daka në një konferencë për media, falënderoi institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre në procesin e zgjedhjeve.
Gjithashtu ajo tha se më vonë do të bëjnë edhe publikimin e rezultateve preliminare.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kishin 1.937.868 qytetarë./Telegrafi/


