Please enter at least 3 characters.

KQZ: Në ora 16:00 nis rinumërimi i 1 mijë e 472 vendvotimeve

2016/01/n-euml-pzap-nuk-ka-ankesa-p-euml-r-procedurat-n-euml-qnr_hd.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se sot do të fillojë rinumërimi i 1472 vendvotimeve.

"Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa", ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kujtojmë se PZAP mori vendim për rinumërim të këtyre vendvotimeve pas ankesave nga subjektet politike dhe kandidatët për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Po ashtu PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. /Telegrafi/