Please enter at least 3 characters.

Kostovski: Pensionet do të rriten në nivel rekord

2016/01/ministria-e-financave-nuk-ka-paga-dhe-pensione-n-euml-qoft-euml-se-lsdm-nuk-lejon-t-euml-marrim-kredi_hd.jpg

Në “Click Plus” në "TV21" Martin Kostovski nga LSDM dhe Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM kanë këmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me pensionet.

Kostovski tha se vijon një rritje rekorde e pensioneve dhe theksoi se OBRM-PDUKM në të kaluarën merrte borxh për të paguar pensionet.

“Tani kemi një fond pensional të qëndrueshëm”, tha ai.

Për këtë, Stojanovski tha se pensionistët janë grabitur në për 3 vjet e pesë muaj.

“Në Maqedoni kemi dy botë paralele. Njëra është ajo që është reale – nga ajo që jetojnë qytetarët, punëtorët, mjekët, pensionistët, gazetarët, dhe tjetra është ajo ku jetojnë Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski, fatkeqësisht edhe kolegu deputet”, shtoi Stojanovski.