Please enter at least 3 characters.

Kosovë – Gjibraltar, sot dalin në shitje biletat – këto janë çmimet e tyre

2019/09/kosova-cekia30-2.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në muajin tetor në Prishtinë.

Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen modeste të Gjibraltarit më 10 tetor në stadiumin Fadil Vokrri.

E biletat për këtë takim do të dalin në shitje ditën e sotme me fillim nga ora 17:00.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Njoftimi i plotë nga FFK:Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, e cila do të zhvillohet, më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.appÇmimet e biletave janë si vijon:Veri dhe Jug 5 euroLindje 10 dhe 15 euroPerëndim 15 euro dhe 20 euroVIP 80 euro/Telegrafi/