Kosovarëve po u ikën koha për të arritur norma olimpike
09/09/2015
Në shumicën e sporteve, në të cilat Kosova shpreson për normë, kanë mbetur edhe nga një apo dy ngjarje ku mund të sigurohet norma olimpike për "Rio 2016".
Lojërat e ardhshme Olimpike verore mbahen prej 5 deri më 21 gusht të vitit të ardhshëm në Rio de Janeiro të Brazilit. Kosova për herë të parë në Rio do të paraqitet në Lojëra Olimpike, shkruan kohaditore.
Gjasat më të mëdha janë që me normë në Rio të udhëtojnë vetëm xhudistet kosovare. Në sportet e tjera - boks, mundje, taekwondo, shenjëtari, shigjetari, atletikë, not, çiklizëm - gjasat që sportistët kosovarë të fitojnë normë janë tashmë të vogla.


