Please enter at least 3 characters.

Kosovare Asllani shënon në fitoren bindëse të Suedisë ndaj Tajlandës në Kampionatin Botëror

2019/06/GettyImages-1156285769.jpg
267:"NICE, FRANCE - JUNE 16: Kosovare Asllani of Sweden passes the ball past Silawan Intamee of Thailand during the 2019 FIFA Women's World Cup France group F match between Sweden and Thailand at Stade de Nice on June 16, 2019 in Nice, France. (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka fituar me rezultat bindës ndaj atyre të Tajlandës (5-1) në kuadër të Kupës së Botës.

Llogarinë e golave për kombëtaren suedeze e hapi Linda Sembrant që realizoi në minutën e gjashtë, ndërsa Kosovare Asllani (19’) e dyfishoi epërsinë.

Fridolina Rolfo (42’) e mbylli pjesën e parë me golin e tretë për Suedinë, duke bërë që ato të shkonin në pushim me një avantazh të lartë.

Pjesa e dytë filloi sërish në të mirë të kombëtares suedeze, pasi Lina Hurting shënoi për 4-0, në minutën e 81-të.

Tajlanda arriti ta ngushtonte epërsinë e Suedisë me anë të Kanjana Sungngoen (90’+1), mirëpo për ta mbyllur fitoren e suedezëve me rezultat bindës, u përkujdes Elin Rubensson që realizoi nga pika e bardhë në minutat shtesë (90'+6).

Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë, e ndjekur nga prej SHBA-ve me tri, derisa Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë. /Telegrafi/