Please enter at least 3 characters.

Kosova U20 mundet me rezultat të thellë nga Hungaria

2021/07/218426720_1794716804041561_2659050079813526231_n.jpg

Kosova ka pësuar humbje nga Hungaria me shifrat 46:92 (11:26, 10:23, 12:13, 13:30), në kuadër të FIBA European Challengers.

Hungaria ishte më e mirë në këtë ndeshje, duke fituar periodën e parë 11:26 dhe atë të dytë 10:23, duke shkuar në pushim me rezultat 21:49.

Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 12:13, kurse në atë të fundit thelluan edhe më shumë epërsinë për të fituar në fund 46:92.

Bjellorusia dhe Hungaria kanë nga dy fitore, ndërsa Kosova dhe Sllovakia nga dy humbje.

Dardanët do të përballen me sllovakët të enjten nga ora 18:00.