Please enter at least 3 characters.

Kosova U19 femrat do t'i luajnë tre ndeshje kualifikuese për Euro 2025, zbulohet lista me futbollistet e ftuara

2024/11/WhatsApp-Image-2024-10-25-at-15.28.55-3-e1732531651633.jpeg

Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025.

Përzgjedhësja e Kosovës, Albina Rrahmani tanimë ka publikuar edhe listën me futbollistet e ftuara për këtë sfidë.

Kosova U19 femrat do t'i luaj tri ndeshje brenda gjashtë një jave, ku e para luhet ndaj Gjermanisë në Duisburg të mërkurën e 27 nëntorit.

Më pas Kosova do të përballet më 30 nëntor ndaj Danimarkës dhe tre ditë më vonë ndaj Greqisë.

Dardanet U19 janë pjesë e grupit A1 me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë. /Telegrafi/