Please enter at least 3 characters.

Kosova nuk gjen kundërshtar për këtë muaj

2016/03/kosova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet të mos shfrytëzojë fundin e muajit mars, kur është termini i lirë i FIFA-s për ndeshje miqësore ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, të premten.

Ai ka thënë se FFK-ja ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë kundërshtarë për këtë muaj, por gjasat janë minimale për zhvillimin e ndonjë ndeshjeje miqësore.

Sipas Vokrrit, kundërshtarët që i kanë shkuar për shtati FFK-së ishin shumë të shtrenjtë, derisa për të tjerët nuk ishin të interesuar.