Kosova në futsall bëhet gati për Gjeorgji, Ramadan Cimili publikon listën e të ftuarve
Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka publikuar listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion në grumbullimin përgatitor për raundin e parë kualifikues për Euro 2022.
Ky raund do të mbahet në Gjeorgji prej 29 janar deri më 2 shkurt.
Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.
Paraprakisht Kosova do të grumbullohet në hotel “Venus” prej 23 janar deri më 26 janar dhe do të përgatitet në sallën sportive “Dilloni Benz”.
Në grumbullim janë të ftuar 19 lojtarë, derisa në Gjeorgji do të udhëtojnë 14 lojtarë. Nisja e ekipit do të bëhet më 28 janar.
Lista e lojtarëve
Alfred Prençi – FC LiburnVahid Krasniqi- FC LiburnArber Dobroshi – FC LiburnBajram Ramadani – FC LiburnNexhip Selimi – FC LiburnMalush Qerimi – FC LiburnRamadan Alaj – FC LiburnOso Gjinovci – FC Prishtina 01Getart Hyseni – FC Prishtina 01Bardh Kelmendi – FC Prishtina 01Jeton Rukovci – FC Mabetex PrishtinaTaulant Rusinovci- FC Mabetex PrishtinaDrilon Paçarizi – FC Mabetex PrishtinaMelos Kelmendi – FC Mabetex PrishtinaMergim Dervishaj – FC Mabetex PrishtinaFitim Krasniqi – FC Mabetex PrishtinaDardan Topilla – FC Mabetex PrishtinaDrilon Maxharraj – FC Peja FutsalMeriton Salihu – Futsal Club Minerva


