Please enter at least 3 characters.

Kosova në epërsi, Vedat Muriqi shënon super gol nga distanca

2022/09/Fdb-MkMXkAAvBfD.jpg

Kosova ka kaluar në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Vedat Muriqit.

Pas një pjesë të parë shumë të mirë, Kosova i ka marr frytet e para vetëm në pjesën e dytë.

Zhvillohej minuta e 58-të, kur Donat Rrudhani pason te Vedat Muriqi, i cili me fuqinë e tij shmang John Evansin dhe me një goditje të fuqishme nga 20 metra shënon për 1-0.

E veçanta e golit ishte se Muriqi gjuajti me këmbën e djathtë, që nuk është këmba e tij e preferuar për të gjuajtur.

Kosova po zhvillon një lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. /Telegrafi/