Please enter at least 3 characters.

Kosova mposht Serbinë në golf

Kosova ka arritur një fitore historike në golf, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të “European Team Shield Championship 2026”, garë që po zhvillohet në Maltë.

Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si historik, pasi vjen në pjesëmarrjen e parë të vendit në një kampionat evropian ekipor të organizuar nga Shoqata Evropiane e Golfit (EGA).

Përfaqësuesja e Kosovës tregoi paraqitje të shkëlqyer ndaj Serbisë, duke siguruar një fitore me peshë që e dërgon në finalen e turneut, ku të shtunën do të përballet me Shqipërinë.

This browser does not support the video element.

“European Team Shield Championship 2026” është divizioni i tretë më i lartë amator në Evropë dhe mbledh 14 shtete pjesëmarrëse, ndërsa Kosova ka arritur të lërë gjurmë që në debutimin e saj në këtë kompeticion.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija, të cilët kanë shkruar një kapitull të ri në historinë e golfit kosovar me paraqitjet e tyre në Maltë.

Pas triumfit ndaj Serbisë, vëmendja tashmë është te finalja kundër Shqipërisë, ku Kosova do të synojë ta kurorëzojë me trofe këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm në debutimin e saj evropian./Telegrafi/