Please enter at least 3 characters.

Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime

2016/01/kosova-k-euml-rkon-fitoren-e-par-euml-n-euml-kualifikime_hd.jpg

Por ata nuk e kanë guximin të premtojnë një gjë të tillë, shkruan sot "Koha Ditore".

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll të mërkurën (19:30) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë përballet me Italinë.

Ndeshja i takon Grupit C të fazës së parë kualifikuese të "Euro 2018".

Kosova është aktualisht e fundit në Grupin C që përbëhet nga tri përfaqësuese.

Ka luajtur dy ndeshje me Rumaninë dhe i ka humbur të dyja. Debutoi në kualifikime më 29 tetor të vitit të kaluar në Rumani, ku u mposht me shifrat 36:24, transmeton Koha.net.

Më pas u përball me Rumaninë në Prishtinë më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe humbi po ashtu thellë, 30:16. Italia nuk ka luajtur ende ndeshje.

Vetëm fituesi i grupit vazhdon garën pas ndeshjeve në grup. Ndeshja e fundit e Kosovës në këtë cikël do të jetë ajo që luhet më 3 maj në Itali kundër Italisë.