Kosova dhe Irlanda flasin për eliminimin e tatimit të dyfishtë
31/05/2017
Zëvendësministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi prit sot në takim Ambasadorin e Irlandës për Kosovë Petrick Kelly.
Në këtë takim u diskutua për Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë e cila pritet të arrihet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.
Zëvendësministri Krasniqi dhe Ambasadori Kelly gjithashtu diskutuan edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve. /Telegrafi/


