Please enter at least 3 characters.

Kosova bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën - 10 produktet më të eksportuara dhe ato të importuara nga shteti helvetik për vitin 2022

2023/01/dogana-e-zvicres.jpg
393:"Ein mobiler Lastwagenscanner durchleuchtet einen Lastwagen am Dienstag, 9. Februar 2010, am Zoll von Chiasso. Die Schweizer Wirtschaft hat im vergangenen Jahr Gueter im Wert von 180 Milliarden Franken exportiert. Das sind 13 Prozent weniger als im Vorjahr. Einen derart massiven Einbruch bei den Exporten gab es seit ueber sechzig Jahren respektive seit 1944 nicht mehr. (KEYSTONE/Karl Mathis)
8:"KEYSTONE

Shkëmbimet tregtare Kosovë-Zvicër po i nxisin edhe investimet e diasporës në vendin tonë. Në bazë të dhënave të Doganës, Kosova shumë më tepër shiti mallra në Zvicër sesa bleu.

Kosova ka bilanc pozitiv tregtarë në raport me Zvicrën, duke pasur 64 milionë euro produkte eksporte dhe 39 milionë euro importe.

Përveç aspektit tregtar, Zvicra gjatë viteve të fundit është duke dominuar edhe në investimet e jashtme direkte në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, Kosova më së shumti në Zvicër ka eksportuar produkte të gatshme druri dhe konstruksione alumini, derisa vende të rëndësishëm zënë edhe produktet bujqësore.

Derisa nga shteti helvetik, Kosova më së shumti ka importuar cigare që zënë rreth 35% të importeve të përgjithshme.

Zvicra është partneri i pesë tregtarë i Kosovës sa u përket eksporteve (7.5% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës).

Eksportet e Kosovës në Zvicër 64.3 milionë euro1-Dyer e dritare – 17 milionë euro2-Mobilie druri – 6.8 milionë euro3-Konstruksione alumini dhe të tjera  - 4.2 milionë euro4-Komplakse kuzhine nga druri – 2.6 milionë euro5-Grilla, rrjeta dhe gardhe – 2.1 milionë euro6-Xeherore dhe koncentrate plumbi – 1.5 milionë euro7-Pije freskuese 1.4 milionë euro8-Tela prej çeliku  - 1.4 milionë euro9-Produkte bujqësore – 1 milionë euro10-Artikuj prej guri, qeramike apo porcelani – 1 milionë

Importet nga Zvicra – 39.2 milionë euro 1-Cigare – 13.6 milionë euro2 – Veshmbathje  - 1.4 milionë euro3- Panele të ndryshme – 708 mijë euro4 - Çelësa izolues dhe çelësa ndërprerës (për rrymë) – 490 mijë euro5 – Pije freskuese  - 466 mijë euro6-Televizor – 478 mijë euro7 –Medikamente – 409 mijë euro8- Kafe – 354 mijë euro9-Çokollata e biskota – 342 mijë euro10-Traktorë – 290 mijë euro

Nëse merren parasysh resurset të cilat i posedon Kosova dhe potenciali që posedon Zvicra atëherë ekzistojnë mundësi të mëdha të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Sektorët më inkurajues për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe në fushën e investimeve janë sektori i shërbimeve online, sektori i teknologjisë së informacionit, energjia dhe minierat, bujqësia, turizmi etj.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se Kosova po bëhet gjithnjë e më tepër vend atraktiv për turistët nga Zvicra.

Kosova ka resurse të mëdha turistike, sidomos në turizmin malor, të cilat mund të përdoren si destinacion turistik për zviceranët./Telegrafi/