“Kontrata me shuma të mëdha parash u refuzuan për të pavarësuar futbollin e Kosovës” - rrëfimi i Morinës për momentin kyç
Arbnor Morina na ka nderuar edhe njëherë me prezencën e tij në podcastin tonë, “Arena e Yjeve” - që është prodhim i Telegrafit.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-18 ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, po ashtu edhe për tema aktuale.
“Kemi pasur një ekip të re, të mirë. Të gjithë lojtarë me potencial, që kanë pas bërë kontrata të mira”, rrëfen Morina në “Arena e Yjeve”.
“Kontratat kanë qenë si ta blesh një kat të “Grand Hotel” sot. Në një moment u dashtë të vendosim që a po i lëmë, apo çfarë po bëjmë”.
“Normalisht, Prishtina si klubi i vetëm profesional që ka qenë. Në Ligën e Parë B, dhe mua më kanë autorizuar si personin që shkon nëpër mbledhje...”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri i Përfaqësueses U-18.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport,Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/


