Please enter at least 3 characters.

Kontrabandë me emigrant, arrestohet një person në Ferizaj

2024/05/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Një person është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:00, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/