Please enter at least 3 characters.

Konsumatorët i paguan detyrimet e papaguara, KRU "Mitrovica" i falënderon për bashkëpunimin

2024/09/291367287_507551171170621_5079535212338360114_n-1.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se tashmë kërkesa e djeshme ndaj konsumatorëve që t’i paguajnë detyrimet e papaguara para Vitit të Ri, ka pasur përgjigje pozitive.

Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se tashmë janë paguar detyrimet e papaguara, shkruan Telegrafi.

“Kërkesa jonë e djeshme për shlyerjen e detyrimeve tuaja ndaj nesh ka hasur në mirëkuptimin tuaj përmes përgjigjes suaj pozitive. Kjo përgjigje e shpejtë e juaja na gëzon për dy arsye: e para se bashkëpunimi juaj na bënë që të ndihemi krenar dhe na jep energji pozitive për tu shërbyer sa më mirë, kurse arsyeja e dytë ka të bëjë me mundësinë tonë që të përmirësojmë në vazhdimesi shërbimet tona ndaj jush”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka shprehur falenderimin e saj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e konsumatorëve në vazhdimësi.

Ndryshje, dje ujësjellësi në Mitrovicë u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë të gjitha detyrimet e papaguarapara Vitit të Ri. /Telegrafi/