Please enter at least 3 characters.

Konkurs ''Qyteti i Kulturës'' në Maqedoni

2016/07/Ministria-e-kultures-1.jpg

Ministria e kulturës ka shpallur konkursin për financim të projektit ''Qyteti i Kulturës'' për vitin 2017, që do të zgjatë deri më 19 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konkurs mund të paraqiten qytetet e Maqedonisë, duke plotësuar kërkesën elektronike të ministrisë në fjalë.

Deri tani, titullin ''Qyteti i Kulturës'' është mbajtur nga Radovishi, Manastiri, Prilepi, Kumanova, Shtipi, Velesi, Kavadari, Gjevgjelia, Koçani, Kriva Pallanka, Krusheva, Velesi dhe Dojrani. Aplikimi gjendet në këtë vegëz./Telegrafi/