Please enter at least 3 characters.

Konjufca: Të gjithë jemi tronditur nga tragjedia në Pejë

2021/04/Glauk-Konjufca-konference-pase-mbledhjes-se-kryesise-se-kuvendit-31-janar-foto-Ridvan-Slivova-3-e1618303476223.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas lajmit për vrasjen e dyfishtë në Pejë, duke thënë se të gjithë janë tronditur nga ngjarja.

Konjufca në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademaj e Kadrijaj.

“Të gjithë jemi shumë të tronditur nga dy ngjarjet e sotme, të cilat na prekën e na pikëlluan pa masë.

Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë. Inkurajojmë organet e rendit të bëjnë çmos që të zbardhet rasti e të kapen dorasit.

Familjeve Ademaj e Kadriaj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Konjufca. /Telegrafi/