Kongresisti amerikan: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe demokraci
Albin Kurti dhe George Latimer
28/09/2025
Kongresisti amerikan, George Latimer, ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në llogarinë e tij në Facebook, Latimer shkroi e Kosova, si një shtet i ri, ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe se roli i saj si aleat i Amerikës është kyç për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe demokracinë, jo vetëm në rajon, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Kongresisti shtoi se forcimi i lidhjeve midis SHBA-së dhe Kosovës përbën një strategji të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.


