Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet vendimi për pafajësinë e Fatmir Limajt

2016/01/f.0927102009726_m.jpg

Vendimi e pasoi ankesën e prokurorisë, të cilin gjykata e hodhi poshtë në tërësi. Tribunali gjithashtu e konfirmoi dënimin me 13 vjet burg për të akuzuarin e tretë, Haradin Balaj.

Dhoma Gjyqësore kishte liruar më 30 dhjetor të vitit 2005 Fatmir Limajn dhe Isak Musliun, ndërsa Haradin Balaj u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ndaj vendimit për Limajn e Musliun ka apeluar prokuroria, ndërsa ndaj vendimit për Balajn ka apeluar ekipi i tij mbrojtës. /REL/