Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet data dhe orari i El Clasicos së dytë në La Liga

2020/02/Messi-Ramos.jpg
275:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 18: Lionel Messi of Barcelona and Sergio Ramos of Real Madrid line up with the match officials during the Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on December 18, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

La Liga ka konfirmuar se El Clasico në mes të Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 21:00 më datë 1 mars.

Dy klubet e mëdha spanjolle luajtën baras 0-0 në Camp Nou në muajin nëntor, në ndeshjen e parë që nga 2002 që përfundoi pa gola.

Ndeshja e radhës për dy klubet i takon javës së 26-të të sezonit 2019-20 dhe rezultati i saj do të jetë thelbësor nëse titulli të mbetet në Kataluni apo kthehet në Madrid për herë të parë që nga vioti 2017.

Skuadra e Zinedine Zidane aktualisht mban një epërsi prej tre pikësh ndaj Barçës në krye të tabelës, pasi skuadra e Quique Setien rrëshqiti në një humbje në Valencia dy javë më parë.

Kjo humbje ia kaloi avantazhin Los Blancos, dhe përkundër se të dy skuadrat u eliminuan nga Copa del Rey në mesjavë, ata ka gjasë ta shtyjnë njëri-tjetrin gjatë rrugës për titull.

Ndryshe, Real Madridi luan në Osasuna këtë fundjavë, ndërsa Barcelona mirëpret ish-ekipin e Setien, Real Betis, në Camp Nou. /Telegrafi/