Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen 76 raste me Covid-19 për ditën e sotshme në Maqedoni

2020/05/coronavirus-Information-1.png

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 885 teste në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 76 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-52, Kumanovë-2, Shtip-1, Tetovë-14, Veles-2, Gostivar- 2, Koçanë-1, Probishtip-1 dhe Kratovë-1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistrua 26 pacientë të shëruar në: Shkup-12, Kumanovë-2, Tetovë-11 dhe Gostivar-1.

Në Spitalin "8 Shtatori" ka ndërruar jetë një paciente (56) nga Struga.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 2.391./Telegrafi/