Kona shkollor - Trendi i këtij viti që çdo nxënës duhet ta ketë ditën e parë të shkollës!
23/08/2024
Dita e parë e shkollës është një përzierje ndjenjash për prindërit dhe veçanërisht për fëmijët që fillojnë për herë të parë udhëtimin e tyre drejt dijes.Përderisa fillimi i vitit shkollor në shumë vende të zhvilluara festohet në mënyra nga më të ndryshmet, vitet e fundit kësaj ngjarje shumë të rëndësishme po i kushtohet një vëmendje shumë e madhe edhe në vendin tonë. E për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, Vitorja Decorduke u inspiruar nga vendet e zhvilluara ka sjell një risi të bukur dhe krijuese të një produkti shumë special i cili ndryshe njihet edhe si Koni Shkolor - një dhuratë unike për fëmijët që fillojnë klasën e parë.
Çka është Koni Shkollor?Koni shkollor cilësohet si një dhuratë e veçantë e cila u jepet fëmijëve në ditën e parë të shkollës, si një lloj ngushëllimi dhe mbështetje për ta, ndërsa përballen me një ambient të ri shkollor. Koni ka formë koni dhe është i zbukuruar me dizajne dhe ngjyra të ndryshme. Brenda konit ka hapësirë për tu mbushur me bonbone, materiale shkollore dhe ëmbëlsira. Mbështillet sipër me letër me ngjyra dhe lidhet me një fjongë të bukur. Koni shkollor vie tek ju si një dhuratë magjike e cila është krijuar për të bërë ditën e parë të shkollës një përvojë të paharrueshme.

