Please enter at least 3 characters.

Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa në disa rrugë

2018/12/Rrugë-me-borë-2-me-llogo.png

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka edhe mbetje të borës.

Ndalesë për makina të rënda është vendosur në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, prej orës 07:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reshje të dobëta të borës ka në pjesët malore Strazhë, Pletvar, Kodër të Diellit dhe në Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyjre dhe dalje nga shteti./Telegrafi/