Please enter at least 3 characters.

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore për mjedisin, respektivisht për transport të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër janë vendosur edhe mbushësit për makinat elektrike.

“Mbushës elektrik për makina, falas për qytetarët e Komunës së Suharekës”, ka bërë të ditur Muharremaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

UNDP në Kosovë në saje të projektit "Mbështetje për Veprimin Lokal për Klimën" ka mbështetur Komunën e Suharekës për krijimin e Qendrës Lokale për Rritje të Gjelbër, që angazhohet për mundësimin e zgjidhjeve të zgjuara dhe të gjelbra për zonat urbane dhe rurale përmes një dialogu gjithëpërfshirës përfshirë sektorin privat, shoqërinë civile dhe të rinjtë. /Telegrafi/