Please enter at least 3 characters.

Komuna e Shtimes liron disa hapësira publike për parkim të veturave

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike për parkim nga qytetarët.

Sipas njoftimit, qëllimi është lehtësimi i qarkullimit dhe menaxhimit të automjeteve gjatë periudhës verore dhe bashkatdhetarëve në vendlindje.

Nga data 16 korrik deri më 15 gusht qytetarët do të kenë në dispozicion hapësirat te Tregu i Gjelbër dhe oborrin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”.

Ndërsa, komuna rikujton se parkingu para objektit të komunës është ende në shfrytëzim. /Telegrafi/